Winners

FITUESIT E EDICIONIT TË PARË TË FESTIVALIT NDËRKOMBETAR TË FILMIT “SIGURIA E JETËS”

WINNERS OF THE FIRST EDITION OF THE INTERNATIONAL FILM FESTIVAL ‘’LIFE SAFETY’’

Prej datës 24-27 Janar 2019 në Prishtinë është mbajtur edicioni i parë i këtij festivali ku kanë konkurruar 721 filma nga 92 shtete nga mbarë bota. Nga këta filma konkurrues janë selektuar 58 filma të cilët janë shfaqur për dy ditë në kinematë e qytetit Kino ABC dhe Kino ARMATA.

Juria për këtë edicion ka shpallur fitues filmat dhe storiet e suksesit sipas kategorive zyrtare:

Programi i Konkurrencës “Best Short Film” me kohëzgjatje 1 deri 29 minuta.
Programi i Konkurrencës “Best Documentary” me kohëzgjatje 3 deri 29 minuta.
Programi i Konkurrencës “Best Vlog” me kohëzgjatje 3 deri 29 minuta.
Programi i Konkurrencës “Best Success Story” me kohëzgjatje 3 deri 29 minuta.

Ndarja e çmimeve u bë në natën finale te dielën me datë 27 Janar 2019 në Kino Armata në Prishtinë dhe është transmetuar direkt nga Radio Televizioni Publik i Kosovës.

Çmimet fituese për arritje jetësore, për film dhe për storie të suksesit i janë dhënë:

“LIFE ACHIEVMENT” për aktoren/aktorin më të madh, që ndër vite në karrierë ka provuar dhe ka përjetuar të gjitha llojet e xhirimeve (prej shirit filmik, formatit VHS, me kamera digjitale dhe ja tash edhe në epokën e smartfonëve). Ky çmim kësaj radhe i është ndarë aktores Leze Qena.

“BEST NATIONAL FILM” i është ndarë regjisores Hareza Basha nga Kosova për filmin “Delete”

“BEST CAMERA” i është ndarë regjisorit Chaw Khanawutikarn nga Tajlanda për Dokumentarin “Snow Day” të xhiruar në New York, në Amerikë.

“BEST DIRECTOR” i është ndarë regjisorit Luigi Russo nga Italia për filmin “The Human Resorses”.

“ARIF KRASNIQI” është çmim jashtë konkurrencës të cilën e ndan Kolegji Tempulli. Ky çmim i dedikohet brezit te ri, si motivacion për krijimin e filmave dhe veprave tjera nga dhe për sigurinë e qytetarëve në rrugë. Këtë edicion ky çmim i është ndarë z. Malë Hoti nga ”Shkolla e Aktrimit” Eureka Film.

“SPECIAL MENTIONED” i është ndarë regjisorit Mehmet Can MICIK nga Turqia për filmin “Breath”.

“VËMENDJE E VEÇANTË” i është ndarë z. Admir Molla nga Amerika për realizimin e stories të tij të suksesit dedikuar një ndërmarrësi shqiptar në Amerikë.

“VËMENDJE E VEÇANTË” i është ndarë gazetares Ana Rustemi nga Kosova për realizimin e stories të saj të suksesit të titulluar “Valter Succes Story” dedikuar një ndërmarrësi shqiptar ne Hungari.

“VËMENDJE E VEÇANTË” i është ndarë z. Kremtim Krasniqi nga Turqia me storien e tij “Gjuha” që ju kushtohet
bashkëkombësve tanë në Turqi.

“BEST DIASPORA SUCCESS STORY” i është ndarë znj. Arbela Statovci nga Zvicra për realizimin e stories të saj për sukseset në Zvicër si Ndërrmarrëse dhe Politikane.

“BEST Vlog” i është ndarë regjisorit Oliver Grüttner nga Gjermania për filmin “Two Young Men Shooting a Video”.

“BEST DOCUMENTARY” i është ndarë regjisores Leanne Brady nga Afrika Jugore për filmin “Red Zone Paramedics”

“BEST SHORT FILM” (ÇMIMI KRYESOR / MAIN AWARD) i është ndarë regjisorit nga India Kishor Laxmi Hambirrao Londhe për filmin “The Captivity”